KQZ kërkon rishikim të materialit zgjedhor dhe pajisjeve të teknologjisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar këqyrjen e fletëve të votimit, materialit zgjedhor dhe e pajisjeve të teknologjisë së informacionit të përdorura në zgjedhje .

Sipas KQZ kjo është është një procedurë verifikimi që realizohet pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, dhe bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

Në projektudhëzimin e bërë publik, KQZ shkruan se procesi i këqyrjes do të realizohet në seancë publike me pjesëmarrjen e subjekteve politike, mediave, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të subjekteve të tjerë vëzhgues të zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement