“Kënga ishte dedikim për Mevlanin”/ Antonela zbulon pse nuk e publikoi: Jam e zhgënjyer nga ai!

Antonela, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila doli single nga emisioni, na ka sqaruar se në cilën fazë ndodhet marrëdhënia e saj me Mevlanin.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka thënë se tashmë nuk flet më me Mevlanin dhe sot është shumë e zhgënjyer nga ai.

“Ishte dedikim për Mevlanin, nuk e meritoi dhe prandaj nuk e nxora. Sot jam shumë e zhgënjyer nga ai. Nga ‘Jashtë Loje’ dha disa deklaratë tjetër për personazhin tjetër dhe nuk kishte sens. Nuk jam më goma rezervë për askënd. E kam prish edhe atë miqësi që ishte. Miqtë e mi i numëroj me gishtat e duarve dhe ai nuk e meriton të jetë aty. Nesër do jem me burrin tim në krah dhe kanë me më thënë që ku e ke Mevlanin dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, tha Antonela.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement