“Kam qenë e lidhur me një lojtar të rëndësishëm”/ Zbuloni më shumë rreth konkurrentes së “Big Brother VIP”: Më mirë të dalësh nudo…

Mbrëmjen e djeshme ka nisur transmetimin reality show i shumëpritur, “Big Brother VIP”, ku u prezantuan 14 banorët e shtëpisë më të famshme. Një ndër konkurrentet është Beniada Nishani (Jakic), e cila njihet si modele dhe për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale.

Beniada njihet gjithashtu edhe si mbesa e ish-presidentit, Bujar Nishani, e si pasojë fotot e saj mjaft seksi në “Instagam” bënë menjëherë bujë. Ajo ka lindur në Durrës në vitin 1991, por vetëm dy vite më pas është transferuar në Itali së bashku me familjen e saj.

Në shtetin fqinj, Beniada u bë e njohur kur u bë pjesë e programit investigativ “Le Iene” në Mediaset, e gjithashtu është komentuar herë pas here edhe për pozat e saj nudo.

Me linjat e saj perfekte, modelja është një nga femrat më të dashura për publikun, teksa regjistron një numër të madh fansash në “Instagram”.

Më herët, ajo ka deklaruar hapur se është një tifoze e Juventusit, teksa ka pozuar disa herë edhe me fanellën bardhezi. Madje bukuroshja bionde ka treguar për publikun se ka qenë në një lidhje me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A.

Por jo vetëm kaq, pasi Beniada ka rrëfyer se ka marrë mesazhe të shumta në rrjetet sociale, pikërisht nga futbollistë të ndryshëm.

“Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Admiroj shumë ish-kapitenin e Romës Françesko Toti.

 

Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër.

Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin”, shpreh Beniada, në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, në shkurt të këtij viti.

 

Ndërsa në emisionin “Ftesë në 5” ka folur rreth fotove nudo që ajo realizon dhe i ndan me mijëra ndjekësit e saj. Ajo është shprehur nuk i cilëson si “diçka vulgare apo të çuditshme”.

“Për mua janë thjesht foto artistike, për mua nuk janë foto provokuese. Trupi i femrës është vlerësuar që në Greqi në antikitet, më mirë të dalësh nudo dhe të jesh person i mirë, se sa që në sjellje të jesh vulgare e të rrish e veshur. Kam ikur nga Shqipëria që 3 vite e gjysmë.

 

Në Itali kemi shkuar si emigrante, kam një familje shumë të fortë. Një baba shumë krenar për mua, bën kot sikur është i fortë, se kur iki në Milano fillon të qajë. Në fillim ishte babai që iku në Itali, mori dokumentet, pastaj na tërhoqi dhe mua dhe mamit. Dua të arrij shumë lart, që të shpërblej mamin dhe babin, por edhe të ndihmoj të varfrit. Dua të ndihmoj kalamaj që nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, e të lahen”, tha Beniada në fillim të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement