Squid Games: Përkthimi i gabuar i Netflix po ndryshon kuptimin e serialit

Seriali i ri “Squid Games” , i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e Neflix ndonjëherë.

Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në Netflix në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.

Një përdoruese e TikTok, Youngmi Mayer, tani ka pretenduar se titrat në versionin anglisht janë “aq të këqija” saqë shpesh humbin kuptimin nga skenari origjinal

. Folësja e rrjedhshëm e gjuhës koreane thotë: “Dialogu ishte aq i mirë dhe asgjë prej tij nuk u shfaq.”
Në një shembull të dhënë, një personazh nga Squid Games përpiqet të bindë njerëzit të luajnë lojën me të, dhe në titra thuhet: “Unë nuk jam një gjeni, por prapë e kuptova”. Mayer shpjegoi se kjo ishte e pasaktë dhe se ajo ekzaktësisht: “Unë jam shumë e zgjuar, thjesht nuk kam pasur kurrë mundësi të studioj.” Ajo vazhdon: “Pothuajse gjithçka që ajo thotë është duke u dëmtuar nga përkthimi aq i keq… skenaristët, gjithçka që duan që ju të dini për të është kjo,” tha Mayer.
“Duket aq e vogël, por është qëllimi i të gjithë personazhit.”

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement