Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ja kush mund ta marrë vendin e tij…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të shkarkohet nga detyra.
Është e mundshme që vendin e tij ta zërë Gledis Nano.

Shkarkimi i Veliut, vjen pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku më e forta ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë, ndërsa Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.

Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement