Rritja e çmimeve, aktori Florjan Binaj: Ejani në protestë nesër, kupa ka kohë që është mbushur

Aktori i mirënjohur i humorit, Florian Binaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në protestën që do të organizohet nesër kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

Postimi i plotë:

Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion.

Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement