“Qeveria pranon lojën me shifrat”, Vokshi: Qeveria përgjegjëse për mungesën e informimit për vaksinat

Gjatë seancës për marrëveshjen me Pfizer, të cilën PD e votoi pro, qeveria konfirmoi të dhënat e publikuara nga Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, se vaksinimi në total i popullsisë është rreth 25%. Kjo do të thotë se Shqipëria është e parafundit në rajon dhe shumë poshtë mesatares botërore.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tërhoqi vëmendjen se qeveria është shumë mbrapa dhe punon me objektva të vjetëruar për të fshehur të vertetën e dështiit me vaksinimin.

Ajo ngriti shqetësimin e mungesës së informimit të popullatës për vaksinimin.

“Target-i juaj është akoma ai i fillimit mbi 18 vjeç, pavarësisht se ka evoluar. Tani preken më shumë fëmijë, preken edhe bebet, por ju target-in e mbani sërish tek 18 vjeç. Nuk i ndryshoni target-in sepse kështu ju intereson. Të gjithë mjekëve u përulemi që kanë qenë në vijën e parë dhe meritojnë respektin maksimal, por nuk mund të abuzojmë me shifrat kur tani e gjithë bota i referohet të gjithë popullsisë. Kur të gjithë po kërkojnë të ulet jo 12 vjeç, por 5 vjeç, si mund të mbetet target-i tek 18 vjeçi dhe të vini dhe të raportoni këtu 44%? Mbeteni me target-in e 1 viti apo 2 vitesh kur kanë dalë dhjetëra versione të tjera të Delta-s dhe ne mbetemi me targetin mbi 18 vjeç. Më duket nonsens dhe mungesë përgjegjshmërie të vini këtu e të thoni “jemi tek 44 përqindëshi”. Duke mos u përfshirë fëmijët mbi 12 vjeç apo mbi 5 vjeç. Po! Ne jemi pro vaksinimit. E përsëris dhe e kanë thënë të gjithë kolegët e mi. Pro vaksinimit, por jemi kundër mungesës së informacionit. Ne nuk jemi për vaksinim të detyruar, vaksinim të informuar. Keni çeduar në informim, prandaj keni këtë shkallë. Dhe nuk e ka fajin opozita, e keni fajin ju, Ministria, e keni fajin ju, Qeveria që jemi të fundit, nëse marrim target-in ashtu siç e ka standardin e gjithë bota.”- tha zonja Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement