Konfirmohet zyrtarisht banorja e parë e ‘Big Brother VIP’

‘Big Brother Vip’ pritet të nisë trasmetimin ditën e sotme pas katër vitesh mungesë për publikun.

Faqja zyrtare e këtij formati në Instagram ka bërë publike sot emrin e parë të banores së këtij spektakti.

 

Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Arjola Demiri, pasi në Instastory është publikuar fotoja e saj, krahas së cilës shkruhet: “Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar”.

Tashmë janë konfirmuar edhe dy opinionistët zyrtarë.

Arbër Hajdari, 24 vjeçar, është jurist dhe themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” që prej 2015-ës. Balina Bodinaku, është drejtoreshë marketingu pranë një banke dhe njëkohësisht moderatore.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement