Jep dorëheqjen Ardi Veliu, Rama: I bindur se ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e dorëheqjes teksa ka dhe një falënderim për të.

Rama shpreh bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement