Humb jetën nga Covid-19 gazetari i njohur, Kosta Grillo

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 gazetari dhe komentatori i njohur i sportit, Kosta Grillo.

Gazetari 59 vjeç ishte i infektuar me koronavirusin prej disa javësh dhe u dërgua në Turqipër të marrë një mjekim më të specializuar, por nuk arriti të fitonte dot betejën me Covid-19.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Kujtojmë se në datën 17 gusht të këtij viti, ai pati komplikacione të shumta me shëndetin gjatë kohës që ishte i shtruar dhe në rrjet miq e familjarë bënë apel për ta ndihmuar financiarisht, pasi ai nuk përballonte dot shpenzimet marramendëse në Turqi.

Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar, prej vitesh ishte edhe menaxher futbollistësh.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement