“Është një demon i madh”/ Konspiracionisti: Kush e udhëzoi Ramën të shpallë krizën energjetike

Konspiracionisti Alfred Cako ka një tjetër këndvështrim për krizën energjetike që po kalon bota dhe që pritet të prekë edhe Shqipërinë.

Nga studio e emisionit “Breaking” në Top News, Cako tha se kryeministri Edi Rama është I pari që njoftoi krizën energjetike, pasi mori udhëzime nga George Soros.

“Ju them prapë shqiptarëve. Siguroni ushqimet bazike. Rama është një demon i madh për të gjithë Ballkanin dhe botën. Është kryeministri i parë që ka paralajmëruar krizën energjetike. I ka marrë udhëzimet nga George Soros”, tha Cako në Breaking.

Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të japë efektet edhe te ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement