Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri nuk ishin vetëm kur u ekzekutuan, një person i tretë mori plumb pranë veshit, policia mban sekret ngjarjen

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Burime per Fax News bëjnë me dije se bashkë me viktimat ka qënë dhe një person i tretë i cili ka marrë një plumb në rrëshkitje pranë veshit.

Për arsye sigurie ky person është marrë në mbrojtje nga policia, ndaj dhe nuk është dhënë detaji për prezencën e tij. Paraprakisht thuhet se objektivi nuk ka qenë ai por dy miqtë Çollaku dhe Bitri.

Sipas njërit prej dëshmitarëve në vendngjarje mjeti tip “volvo” ka studiuar një herë zonën. Pasi ka hyrë ne hapësirën mes servisit dhe karburantit ka hyrë ne brendesi të lavazhit dhe pasi është kthyer dy persona kanë dalë nga mjeti dhe kanë nisur të qëllojnë mbi tre shtetasit, ndërsa personi i tretë qëndronte në timon.

Ata kanë qënë të veshur me rroba të zeza dhe paruke, cka e bën të vështirë identifikimin nga policia ndonëse kjo e fundit ka sekuestruar pamjet filmike në zonë.
Duke parë vendin e ngjarjes dyshohet se bëhet fjalë për vrasës me pagesë, pasi precizioni ka qënë i saktë. Lulzim Bitri ka marrë dy plumba nje pas shpine një në kokë ndërsa Ardian Çollaku ka marrë vetëm një plumb në kokë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement