Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë tek Trauma

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen pasditen e sotme.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës

Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement