A u shkarkua Ardi Veliu nga Rama? Reagon kryeministria

Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, drejtor i Komunikimit pranë kryeministrit Rama Endri Fuga ka përgënjeshtruar zërat.

I kontaktuar nga ABC, Fuga ka deklaruar se Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.

Pak më parë deputeti demokrat Luan Baçi, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu.

Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement