Tronditëse! Nëna e ganezes së vrarë nga shqiptari merr vash lajmin e hidhur nga gazetari: Çfarë ndodhi, nuk e kuptoj

Familjarët e ganezes së vrarë nga 26-vjeçari shqiptar, Klinton Pira, e kanë marrë vesh vdekjes e saj përmes një telefonate nga emisioni “Shqipëria Live”.

Familja e saj nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen edhe pse kishin kaluar 24 orë nga krimi i rëndë. E para që e mori vesh lajmin e vdekjes së 31-vjeçares, Jaesackie Jaboah, ishte e motra e saj.

Ndërsa mamaja e të ndjerës në një lidhje telefonike me gazetarin e “Shqipëria Live” shprehet:

Ajo ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, çfarë ndodhi nuk e kuptoj. Millie erdhi e sigurt. E donte Klintonin, nuk ishte me të për dokumente. Ai ka qenë në shtëpinë time dhe na ka takuar.

Ata kanë pasur një sherr në ditën që ai u largua, në “Facebook”. Unë e marr në telefon dhe zilja bie, nuk e di ku është telefoni tani, në polici?

Klintoni dhe vajza ime kishin 1 vit bashkë. Nuk kishin asnjë problem së bashku, prandaj ishte e lumtur që do të vinte. Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement