Tragjedia ajrore në Milano/ Kush është miliarderi që u shua bashkë me gruan dhe djalin

Tetë persona kanë humbur jetën ditën e diel, pasi një avion i vogël privat ra mbi një ndërtesë në San Donato Milanese të Milanos. Në bord ishin piloti, ndihmësi i tij, 5 persona të rritur dhe një fëmijë.

Mediat e huaja shkruajnë se piloti i avionit ishte 68-vjeçari rumun, Dan Petrescu, i cili ishte po ashtu pronar i mjetit të blerë në 2015-n. Ai konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real).

Sipas “Daily Mail”, 68-vjeçari kishte dy shtetësi, rumune dhe gjermane. Partner i Ion Tiriac, asetet e së cilës përllogariten të jenë rreth 3 miliardë euro, Petrescu ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.

Në mesin e viktimave është gjithashtu edhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze, si dhe djali i tyre 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Mynih, gjithashtu me dy shtetësi.


Nëna e miliarderit ndodhej në Olbia, në vilën e familjes, duke pritur djalin dhe nipin për të kaluar pushimet në Sardenjë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement