Shpërthen bombula e gazit dhe shkrumbon banesën, gjen vdekjen një person

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi.

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement