Paralajmërimi i Ramës për rritjen e çmimit të energjisë, Basha: Kriza vjen nga keqqeverisja

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka reaguar sërish për paralajmërimin e Ramës dje se vendi rrezikonte rritje të çmimit të energjisë.

 

Pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha shtroi disa pyetje publike për Ramën, duke shtuar se ku shkoi reforma në energjetikë? Mes të tjerash ai tha se PD-ja nuk do të tërhiqet, por do të përballet me këtë fatkeqësi.

“Përshëndetje të dashur gazetarë. Sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupi të PD. Në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çmimi i energjisë dhe paralajmërimi i tellati të djeshëm. Çmimi i karburanteve rëndon te familjarët dhe bizneset. Çmimi i energjisë dhe karburante rrit dhe ka ndikimin te gjithçka qe konsumojmë. Duhet të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, por e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset. Dhjetra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë burgosur nga Edi Rama për faturat. Mbi 1 mijë janë burgosur, të tjerë kanë kaluar 1 natë në komisariat, në kuadër të reformës për energjisë. Jemi vendi i katërt ku pjesë më e madhe për buxhetin shkon për energjinë. Pyetja shtrohet se çfarë u bë me reformën e energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura të qytetarëve, apo gjoja të mirëadministraura. Ne e dimë se çmimi i energjisë u rrit dhe çmimi i karburantit u rrit dy herë, si një nga çmimet më të shtrenjta në rajon. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është fabul, një anekdote se si në zonat kufitare kalojnë dhe blejnë karburant në Kosovë apo Maqedoni”.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement