“Nuk të shoh dot me dikë tjetër!”/ Mikela tregon se është xheloze për Brunon

Në përballjen me Mikelën, Bruno i ka kërkuar llogari për puthjet që ka shkëmbyer në takim me Argjendin. Për këtë, ka marrë telefonin duke i treguar momentin kur puthin njëri-tjetrin, ndërsa Mikela i ka shpjeguar se nuk ka ndodhur asgjë e tillë.

Ndër të tjera, Mikela e tha qartë se ka pëlqim real ndaj Brunos, është xheloze për të dhe nuk dëshiron ta shohë me dikë tjetër.

Mikela: Ndërhyj në çdo takim tëndin se kam interes tëndin, kam interes për ty dhe kam shprehur pëlqim për ty. Ndërsa ti bën të kundërtën, më ofendon. Çfarë po bën o Bruno? Unë kështu jam, nuk më pëlqen të të shoh me dikë tjetër, reagoj, ndërsa ti vetëm ofendon.

 

Bruno: Po ti çfarë bëre?

 

Mikela: Çfarë të bëj unë kur thua që takimi ishte kot, kur thua që të doja ty dhe vesha bluze me atë tjetrën që të të bija ty në sy. Domethënë për ty kam qenë zero. Ndërkohë që hidhem përpjetë para çdo takimi tëndi, çfarë të bëj unë? Nëse më ke vënë X-in, vazhdo përputhje të mbarë.

Bruno: Nëse vendoset sërish skena me Argjendin, të ka puthur.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement