“Kërkova largimin në fund të korrikut”, Mbappe: Nuk është e vërtetë që refuzova rinovimin

Kylian Mbappe ka konfirmuar se ai kërkoi që të largohej nga PSG-ja në fund të korrikut, drejt Realit të Madridit, por ky transferim dështoi.

Mbappe ka dhënë së fundmi një intervistë për “RMC Sport”, ku ka hedhur dritë për të ardhmen e tij duke u shprehur:

“I kam kërkuar klubit që të largohem, sepse në momentin që nuk rinovoj kontratën, dua që klubi të fitojë para nga transferimi që të ketë mundësi të bëjë zëvendësimet e duhura.
PSG-ja më ka dhënë shumë, kam kaluar shumë mirë në këto katër vite këtu. I njoftova në kohë, që të marrin masat e nevojshme. Dua që të ndahemi me kokën lart dhe secili të arrijë një marrëveshje të mirë. Nëse ju nuk doni që unë të largohem, atëherë unë do të qëndroj.

Njerëzit thonë që kam refuzuar rinovimet që më janë ofruar, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk më takon mua të gjykoj, por unë kam qenë i qartë.
I thashë klubit se dua të largohem dhe nuk ia thashë në ditët e fundit të merkatos, por në fund të korrikut, i njoftova se doja të largohesha”, është shprehur Mbappe.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement