Bora Zemani tregon publikisht pse nuk ka një mashkull në jetën e saj

Bora Zemani nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër romantike. Moderatorja deklaroi pas ndarjes nga aktori i humorit Donald Veshaj, nuk do të tregojë me asnjë detaj për jetën e saj private, pasi ekspozimi online ka qenë një faktor që i ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike.

Teksa ishte e ftuar te “Goca dhe Gra”, moderatorja u pyet për statusin e saj aktual dhe përgjigja ishte: “Single”.

 

Ndërkohë, të gjithë janë kuriozë të dinë arsyen pse bukuroshja e ekranit nuk ka lejuar asnjë mashkull tjetër të bëhet pjesë e jetës së saj. Zemani tha:

 

“S’na del koha për vete. Ç’të bëjmë? Më vjen keq të shprehem kështu (që tregu është skandaloz) se mos ka ngelu ndonjë që mund të bëjë dhe na merr inat me këto thashethemet. Gjithsesi, edhe në këtë periudhë që unë jam, çuni është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal.

Unë jam e angazhuar dhe me shumë punë. Shtatë vjeç bën në dhjetor, në klasë të dytë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër është për Arborin absolutisht. Kështu që, shumë e vështirë është të gjesh dhe diçka tjetër”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement