Atentati në Athinë! Ndërron jetë shqiptari që u qëllua me 4 plumba

Ka ndërruar jetë në spital shqiptari që u qëllua mbrëmë në mes të Athinës. Mediat greke shkruajnë se viktima u qëllua me katër plumba në kokë dhe në bark, u transportua në gjendje të rëndë, në Spitalin Evangelismos por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të rënda.

Sipas medieve greke “Agios Panteleimon”, vendi ku ndodhi krimi është një zonë që kontrollohet nga bandat.

Viktima mësohet se është rreth 38 vjeç dhe me origjinë nga Vlora. Ai rezulton të jetë një person i njohur për policinë, pasi ka qenë nën vëzhgim për trafik dorge e shfrytëzim prostitucioni në klubin e natës që zotëronte.

Flasin dëshmitarët

Dëshmitarët okularë të krimit kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me autorin. Ata janë shprehur për mediat se autori që shkrepi armën mbante veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement