“As në qiell e as në tokë s’do jesh me dikë tjetër”/ Vrasje e paralajmëruar, 19-vjeçarja kërkoi ndihmë në polici

Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi 4 ditë më parë në Tuz të Malit të Zi, ku një 28-vjeçar vrau ish të dashurën 19-vjeçare dhe plagosi rëndë babanë e saj.

Sipas raportimeve në mediat malazeze, ky krim ishte i paralajmëruar. Madje e reja kishte bërë një denoncim, ku tregonte se 28-vjeçari e kishte kërcënuar me jetë duke thënë se do e vriste. Shkak kryesor i kësaj ngjarje raportohet se është bërë ndarja mes çiftit, që mesa duket 28-vjeçari nuk ka dashur ta pranojë.

Më 25 gusht, sipas dëshmisë së 19-vjeçares që u vra 4 ditë më parë, Ilir Dokaj i shkoi në banesë duke e kërcënuar. Ai i kishte thënë se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se jeta e saj ishte në dorën e tij.

“Më 25 gusht 2021, rreth orës 23:00, isha në shtëpinë e prindërve të mi, Karabuško Polje BB, Ilir erdhi, hyri në oborr dhe u ngjit në tarracë. Kur e pashë, u përpoqa ta mbaja derën, por Iliri e shtyu dhe hyri në shtëpi. Pastaj më kërcënoi: Nuk do të kesh asnjë tjetër në qiell apo në tokë. Nuk do të të lejoj të martohesh me një tjetër! Gjaku do të derdhet për këtë gjë! Jeta juaj është në duart e mia! Pastaj ai u largua. Vëllezërit dhe motrat e mia të mitur ishin të pranishëm në shtëpi, të tronditur nga sjellja e Ilirit. Për shkak të gjithçkaje që po më bën Iliri ndihem e kërcënuar dhe kam frikë për sigurinë time ”, ka deklaruar ajo në raportin e saj.

Ilir Dokaj 28-vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe, u vetëdorëzua në polici pak pas mesnate.

Tags: 19 vjeceMal i Ziparalajmërimvrasje

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement