Quajti Alvisën “pipiruckë”, Sindi dhe Loco kanë diçka për t’i thënë Arjan Konomit: Është në moshë, nuk duhet…

Puntata e parë e këtij sezoni të “Për’puthen Prime” pati debate të ashpra në studio, ku nuk munguan as ofendime. Opinionisti Arjan Konomi dhe konkurrentja, Alvisa Qarri, u përfshinë në një debat pasi në studio hyri ish-i dashuri i kësaj të fundit.

Debati degradoi në tone të ashpra, teksa Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.

“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje’- u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.

Më vonë, Konomi i kërkoi ndjesë Alvisës duke u shprehur se nuk e kishte përdorur fjalën në kuptim të keq.

Dy ish-konkurrentët e “Për’Puthen 2”, Sindi dhe Elvisi, të cilët kanë pasur shpesh përplasje me opinionistin, nisën thumbat dhe ironitë në rrjete sociale.

“Erdhët te fjala ime. Ja opinionisti juaj i dashur, i publikut shqiptar, për të cilin masakroni çdo personazh të mundshëm, përfshirë dhe mua, se zoti Arjan është në moshë dhe s’duhet të flasim keq por t’i tregojmë respekt dhe nëse na ofendon”, ka shkruar Sindi.

“Unë me Sindin pasi pamë këtë video (po lotoj miç)”- ka shkruar Elvisi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement