Ledjana rikthehet në “Për’Puthen Prime” dhe flet pas kaq kohësh për Mevlanin

Ledjana dhe Mevlani ishin dy nga ish-konkurrentet më të përfolur në “Përputhen” gjatë sezonit të kaluar.

Shpesh-herë ata janë bërë pjesë e mediave rozë për shkak të “thumbave” të vazhdueshëm drejtuar njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e djeshme, startoi “Përputhen Prime” ku në mesin e të ftuarve ishte edhe Ledjana Prenga e cila sqaroi një herë e mirë raportin me Mevlanin.

Ish-konkurrentja tregoi se nuk flet më me Mevlanin dhe nuk ka folur që pas daljes nga emisioni.

Madje, ajo tregoi se i ka bërë bllok kudo dhe vazhdon ta ketë.

E pyetur nëse është penduar për këtë histori, Ledjana u përgjigj se kjo ishte një histori e mbyllur.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement