“Çohu malësi në këmbë”! Vrasja e 19-vjeçares shqiptare, reagon Emina Cunmulaj: S’kemi bija me na u vra

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj ka reaguar ashpër për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare në Tuz të Malit të Zi.

Shejla Bakija, 19-vjeç nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur. Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj, me breshëri armësh në Tuz.

“Çohu malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri armë këdo që i ka dalë përpara.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement