A ishte ish-bashkëshorti në dasmën e Rudina Dembacajt? Ja çfarë thoshte më herët aktorja e njohur

Ditën e premte, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Të ftuarit VIP dhe jo vetëm publikuan menjëherë në rrjetet sociale foto e video nga ceremonia madhështore

Teksa u panë thuajse të gjithë të ftuarit, ndjekësit në rrjeteve sociale pyetën “a ishte i pranishëm në dasmë ish-partneri i Rudinës, Aleksandër Varfaj?”.

Që kur u bë publike ftesa që aktorja e njohur e humorit u kishte nisur disa personazheve të njohur të ekranit, fansat u bënë kuriozë të dinë nëse Aleksi do të ishte i pranishëm apo jo.

Rudina dhe ish-bashkëshorti kanë ruajtur një marrëdhënie mjaft të mirë pas ndarjes, për shkak edhe të vajzës së tyre Viktoria. Madje ata i komentonin shpesh njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Por së fundmi, është vënë re se ata nuk ndiqen më në “Instagram”. Duket se gjërat mes tyre tashmë janë ftohur paksa dhe ai nuk u pa askund në dasmën e ish-gruas. Ndërkohë që kujtojmë se muajin që lamë pas, Aleksi bëri publike lidhjen e tij të re.

Ndërsa e pyetur më herët nga Bieta Sulo në emisionin “Ftesë në 5” nëse do ta ftonte ish-partnerin në dasmë, Rudina u përgjigj:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement