Sherri në Tiranë/ Burri qëllon një grua të huaj me thikë e hidhet nga kati i tetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.
Një burrë dhe një grua, të cilët nuk kanë lidhje familjare me njëri tjetrin, janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.
Dyshohet se pas debatit burri ka qëlluar me thikë në drejtim të gruas. Kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë.
Gjatë kësaj kohe, burri është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen, ndërsa e plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe as motivi i konfliktit mes çiftit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement