Bora ia thotë troç Teas: Si skandali yt nuk besoj se do të ketë

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për ndryshimin mes dy sezoneve të programit, ku të rinjtë shkojnë për të gjetur dashurinë e jetës.

Bora bëri krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm duke thënë se “si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single” duke hedhur poshtë spekulimet se është në një romancë me Atdheun dhe shtoi se të gjithë kohën e lirë ia dedikon djalit të saj.
“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement