Bashkëpunim Rama–Basha? Meta: Skenari “Shqipëri pa opozitë” po luhet prej vitesh

Ilir Meta ndodhet në Pogradec në kuadër të një vizite pune dhe mori pjesë dhe në një mëngjes lutjeje.

Kreu i shtetit iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve.

A i druhet presidenti shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese?
Ilir Meta: “Jam i zhgënjyer nga pyetja juaj sepse nuk ekziston një çështje e tillë është vetëm politike. Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljet e të tjerëve. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, por dhe tradhtare nga faktorë të brendshëm e jashtëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme në raport me integrimin europian. Negociatat duhet të ishin çelur me kohë në rast se do ishin marrë në konsideratë propozimet e presidentit prej vitesh për të kapërcyer krizat e mirëstrukturuara si të zgjedhjeve të paligjshme vendore dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kriminale siç ka faktuar Komisioni i Venecias në të kaluarën.
A mund të kemi zgjedhje në bashki që nuk kanë kryetar?
Ilir Meta: Prej vitesh pritet një vendim të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore por në pikëpamjen e time është një çështje e qartë.
Foltorja e PD?
Ilir Meta: “Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të zhvillojnë debatet e tyre në respektim të normave demokratike. Demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritje e saj edhe brenda grupimeve politike.
Bashkëpunim Basha – Rama?
Ilir Meta: “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve, ato do kemi kohë ti gjykoj pas 24 korrikut për 3 dekadat e ardhshme.”

Opozita e dobët?
Ilir Meta: Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Jam i sigurtë shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinetit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.
Përse lutet sot Meta?
Ilir Meta: Lutem për burimin e gjithë forcës për të cilën ka nevojë çdo njeri e grupim apo shoqëri për të kaluar me sukses vështirësitë

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement