U dërgua për mjekim në Turqi! Humb jetën 24-vjeçarja, motra: Gocën do të ta rris siç…

Ka ndërruar jetë në Turqi, 24-vjeçarja Xheni Kaba, e cila ishte e infektuar me Covid-19.

E reja bëri lindje të parakohshme dhe fatmirësisht fëmija u shpëtua dhe sot gëzon shëndet të plotë.

Ndërsa e reja, pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shqiptarëve për një trajtim më të mirë, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e 24 vjeçares. E motra e saj ka bërë postimin prekës në Instagram.

“O shpirti im, o Xhen, pse motra më ike kështu? Si do të jetoj unë pa ty, o drita ime, o shpirti i shpirtit tim? Ishe një lule e paçelur akoma. Pse Zoti vë dorë te njerëzit e mirë? Pse o Zot? O sa gjëra kam për të të thënë o xhani motrës. Gjërat e tua të mira nuk kanë fund, por Zoti nuk të la, të donte pranë vetes, që të jesh një lule e bukur në parajsë. Shpirti im, prehu në paqe. Mos ki merak për gocën, do të ta rris motra siç ti kishe ëndrra që nuk t’u realizuan kurrë. Sa mall kam për ty o drita ime”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement