Rekord i çmendur/ Numri i klikimeve në këngën ‘Despacito’ së shpejti do të tejkalojë numrin e njerëzve në planet

Kënga “Despacito”, e artistëve Luis Fonzi dhe Daddy Yankee, e publikuar gjatë vitit 2017, së shpejti do të ketë një numër më të madh shikimesh në YouTube sesa planeti Tokë ka banorë.

Sipas Nova.rs , kënga ka mbledhur më shumë se shtatë miliardë e pesëqind milionë shikime në katër vjet.

Popullsia e përgjithshme e planetit Tokë vlerësohet në shtatë miliardë e nëntëqind milionë njerëz.

Kur u publikua, kënga “Despacito” ishte një hit i madh planetar që u luajt pothuajse vazhdimisht në radio gjatë 2017 dhe 2018.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement