Rama zbardh takimin me Borrell: Nga konflikti i hapur i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, është marrë peng edhe Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me Borrell folën për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.

 

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement