Mjekët rekomandojnë për shtatzënat vaksinën “Pfizer”

Pregnant Vaccination. Pregnant Woman In Face Mask Getting Vaccinated in Clinic. Doctor Giving Corona Virus Vaccine Injection Patient. Covid-19 Flu Protection.

Përhapja e variantit “Delta” edhe tek gratë shtatzëna ka bërë që kjo kategori t’u drejtohet qendrave të vaksinimit.

Sipas drejtoreshës së qendrës shëndetësore në 3 në Tiranë gjatë muajit shtator pati një interes të shtuar të nënave të reja për të marrë dozat e vaksinave anticovid.

Kryesisht mjekët gjinekologë i rekomandojnë vaksinën “Pfizer”. Mjekja thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë rast me komplikacione pas vaksinimit.
Gjatë kësaj periudhe ka një interes të shtuar për marrjen e dozave edhe nga gratë të cilat sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë. Sipas mjekëve, vaksinimi anticovid nuk ndikon në gjidhënie.
Gushti dhe Shtatori ishin muaj të hapur të vaksinimit, por ministria e shëndetësisë ende nuk ka një vendim zyrtar nëse edhe tetori të jetë i tillë

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement