Këto 3 fjalë mund të zbusin çdo zënkë me partnerin tuaj

 

Komunikimi fillon me dëgjimin
Kate Murphy, një psikologe dhe gazetare e New York Times dhe autore e librit ” You’re Not Listening: What You’re Missing and Why It Matters””, pohon se një frazë (që e provoi dhe në marrëdhënien e saj) mund të zbusë tensionin mes partnerëve në rast zënke.
Sipas asaj që ajo shkruan në libër, për të zhvilluar dialog konstruktiv së pari duhet të bëhemi dëgjues të mirë.
“Duhet të “vlerësojmë” dëgjimin. Të mendojmë për atë që mund të fitojmë nga ajo që dëgjojmë. Si të na bëjë më mirë. Cilat pyetje duhet të bëjmë për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Është më shumë një mendim aktiv sesa një dëgjim i thjeshtë. Së bashku me arsyetimin e mësipërm, një frazë me dy fjalë mund të largojë tensionin dhe të çojë në një zgjidhje të problemeve”, shkruan psikologia.
Sipas saj nuk është frazë tjetër, veç se 3 fjalët magjike “po të dëgjoj”.
Gazetrja dhe psikologia, thotë se kur bashkëshorti i saj i tha frazën “po të dëgjoj” ajo u ndje shumë mirë. “U ndjeva menjëherë më e qetë. Kuptova se ajo që po thosha kishte ndikim. Dhe kuptova se burri im nuk është një “armik”. Ne jemi bashkë në këtë dhe përpiqemi për një qëllim të përbashkët, marrëdhënien tonë”.
Pse funksionon kjo frazë
“Po të dëgjoj” na kthen në parimet themelore të komunikimi, aftësitë e të dëgjuarit. Për psikologen, të dëgjosh do të thotë të mësosh. “Mosmarrëveshja e mësipërme me burrin tim mund të ishte zhvilluar krejt ndryshe. Në vend që të më thoshte se më dëgjon, ai mund të më ndërpriste dhe të shprehte mendimin e tij pa dëgjuar në të vërtetë atë që unë i thashë.
Si do të përfundonim? Mundje me shumë nerva dhe një problem të pazgjidhur. Pas kësaj gjithçka ndryshoi. Sigurisht, nuk është e lehtë dhe shumë herë lodhja, intensiteti dhe nevoja për të provuar se kemi të drejtë na çojnë në rrugë të gabuar, por përpjekja ia vlen dhe gradualisht bëhet një përvojë “.
Në thelb, kjo është një kujtesë e mirë: para se të flisni, duhet të dëgjoni, pavarësisht nëse jeni duke folur me partnerin, nënën apo të dashurit tuaj.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement