“Kam makinë modeste, Ferrari”! Zyrtari shqiptar habit të ftuarit në studio: 70 mijë euro, si të gjithë

Së fundmi, kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës,Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova, ku është pyetur se me çfarë makine lëviz dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.

Hasani menjëherë pas emisionit në llogarinë e tij në Facebook publikoi një fotografi ku shihet afër veturës “modeste”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement