Arrestohet edhe xhaxhai i Aldi Ramës, akuzohet për…

Problemet në fisin Rama nuk kanë të mbaruar. Pas ngjarjes së rëndë ku 21-vjeçari Aldi Rama, vrau veten pasi qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha, probleme ka edhe xhaxhai i tij.

Baki Rama ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie”, pasi ishte vënë në pranga për tregti të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë. Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement