Aksident te Rruga e Elbasanit! Tiranë, përplasen 3 makina

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:55 janë përplasur tre automjete.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për neutralizimin e trafikut.

“Rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, janë përfshirë në një përplasje 3 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut,” thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement