U shfaq në krah të Berishës, Evi Kokalari takohet me presidentin Ilir Meta

Aktivistja e PD-së Evi Kokalari është takuar ditën e sotme me presidentin Ilir Meta.
Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit.

Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.

Dje ajo hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.
Selia blu në një reagim për mediat e cilësoi deklaratën e Kokalarit shpifje, duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement