Rrëqethëse! U torturua barbarisht nga i shoqi, mamaja e Aldi Ramës publikon foton e të birit…

Mamaja e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau oficerin e policisë Saimir Hoxha dhe më pas edhe veten, ka nisur të presë ngushëllimet për vdekjen e të birit, një grusht dërrmues për gruan që vite më parë pësoi tortura çnjerëzore nga ish-bashkëshorti Rufan Rama.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, Valbona Kolgjini me origjinë nga Librazhdi dhe me banim në Durrës, ka publikuar që dje fotografinë e të birit të ndjerit, që ndërroi jetë pas një plumbi në kokë në orën 5:30 të mëngjesit të së mërkurës, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të afërm të saj e kanë ngushëlluar për humbjen e të birit.

Kolgjini figuron e regjistruar me banim në Durrës bashkë me djalin që humbi, por ai jetonte pranë xhaxhallarëve të tij në Lezhë, që pas divorcit të prindërve. Kur ata kishin emigruar në Greqi vite më parë, me Aldin 9-vjeç dhe djalin më të madh 11-vjeç, Rufan Rama dhunoi egërsisht të shoqen në sy të fëmijëve, duke i ngulur thikën në qafë dhe më pas duke e prerë me një motosharrë në parakrahë. Valbona Kolgjini iu nënshtrua më pas për disa vite rresht, operacioneve kirurgjikale.

Ajo kërkoi kujdestarinë e fëmijëve, që i shoqi i rrëmbeu me vete pas krimit që kreu ndaj gruas. Megjithatë, kontaktet me djalin e vogël Aldin, qenë shumë të rralla.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement