Konfirmohet data! Ja kur do të filloj “Big Brother Vip”

“Big Brother Vip Albania”, do të rihapë zyrtarisht dyert në datën 5 tetor.

Data e shumëpritur është zbuluar nga vetë stafi i “Big Brother Vip” në rrjetet sociale të këtij produksioni që pritet t’i gozhdojë të gjithë shqiptarët përpara ekranit.

“Big Brother”, rikthehet pas 4 vitesh me një edicion special ku në qendër do të jenë personazhe VIP të cilët do të ndajnë me publikun çdo ditë e më shumë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.

Ndryshe nga më parë, ky edicion do të shoqërohet çdo javë me nga dy spektakle të cilat do të garantojnë argëtim, emocion, lojra, debate dhe gjithë elementët e një show madhështor.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement