“E do për interes”! Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me Georginën

Nëna e Cristiano Ronaldos kohët e fundit që pas transferimit të yllit portugez nga Juventusi te Manchester Unite ka filluar të shfaqet më shpesh në rrjetet sociale, duke uruar herë pas here të birin por edhe skuadrën e “Djajve” për ndeshjet e radhës.

Megjithatë ditët e fundit Dolores Aveira është shprehur rreth rolit të saj si nënë dhe dëshirave që ajo ka për jetën personale të të birit.

Marca shkruan se mamaja e Ronaldos mendon se Georgina Rodiguez, partnerja aktuale e Ronaldos, nuk mund të jetë bashkëshortja e tij pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.

“Ylli” portugez nga ana tjetër duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, sëbashku me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement