Avokatja: Më parë çiftet ndaheshin për tradhti, tani se s’kanë lekë

Avokatja Bitilda Mehmeti shprehet se kohët e fundit është rritur numri i divorceve.

Bitilda Mehmeti: Familja është bërthama e shoqërisë. Prishja e saj çon në devijimin dhe shkatërrimin e saj. Në bazë të statistikave ka një numër të madh divorcesh. Ka shumë kërkesa nga gratë që kërkojnë të divorcohen me patjetër.

E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ , Avokatja thekson se faktori i parë që çon në divorc mes çiftit është gjendja ekonomike.

Bitilda Mehmeti: Faktori i parë është gjendja ekonomike, faktori i dytë është edhe bixhozi, dhe xhelozia. Më para xhelozia ishte e para arsyeja që prisheshin marrëdhëniet, dhe tradhtia, sot në pikë të parë është gjendja ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement