Aktorja e njohur turke shpallet ‘gruaja më e bukur në botë’, por ndjekësit në rrjete sociale kanë disa kritika!

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është shpallur gruaja më e bukur në botë për vitin 2021. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”.

Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27-vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.

Megjithatë, pas këtij çmimi të shpallur nga “Glamour UK”, përdoruesit e mediave sociale dhe shumë prej faqeve të njohura të internetit kanë shprehur kureshtjen për të mësuar sekretin e bukurisë së Erçel.

U mësua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e një sasie të madhe uji gjatë ditës, për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës dhe për ta pasur atë gjithmonë të hidratuar.
Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën me stërvitje, duke u nisur edhe nga postimet e shumta që aktorja ndan në mediat sociale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement