Momenti i ekzekutimit të policit nga 21-vjeçari, si ndodhi gjithçka në Lezhë (VIDEO)

Këto janë pamjet e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë ditën e djeshme.

Në video duket e gjithë dinamika e ngjarjes, që nga momenti kur policia ndalon makinën ku ndodheshin tre të rinjtë.

Pasi uniformat blu kanë nxjerrë nga automjeti dy të rinjtë, shoferin dhe pasagjerin, Aldi Rama ka refuzuar të dalë.

Pasi i ka thënë efektivit Hoxha “se nuk ka shance ta ndalë për kontroll”, ai ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Dy efektivët e tjerë qëlluan 8 herë drejt automjetit të të rinjve që u larguan. Të paktën 5 plumba të tyre kapën automjetin, duke i çarë gomën.

Kliko linkun per te pare videon

https://youtu.be/qe-0vFBA1gM

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement