Mësimi me turne në shkolla/ Kushi: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara.

Ajo tha se 87% e mësuesve janë të vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 71% me të dyja dozat, duke shpresuar se procesi i vaksinimit do të çojë drejt normalizimit dhe situatën në shkolla.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie.

Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet.

Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit.

Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement