Fation Kuqari: Është femra ime, ia plotësoj të gjitha nëse do!

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ishte i ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ku dhe u diskutua statusi viral i Skerdi Farias, i cili iu bënte thirrje të gjithë meshkujve “të investonin te femra e tyre” me një palë buzë të reja.

Fationi nuk ishte dakord me mënyrën sesi ishte shprehur doktori, por pohoi se nuk e ka problem që të mbajë të dashurën financiarisht nëse ka mundësi.

“Tani unë të kem shoqen time në krah dhe ajo të shprehë dëshirën të bëjë buzët, unë nëse do e kem mundësinë do e bëj. Nuk e shoh si gjë të keqe. Edhe kur thonë “femra ime” ose “mashkulli im”, ne shqiptarët e kemi si shprehje, nuk e themi për keq”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement