E shkuara e të riut që vrau policin/ Kreu marrëdhënie me të dashurën në sy të shokëve dhe e dhunoi

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e errët e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau sot me armë zjarri në krye të detyrës policin Saimir Hoxha.

Mësohet se Aldi Rama ishte tip agresiv dhe në vitin 2018 kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, madje e kishte detyruar që të konsumonte hashash. Lidhur me këtë ngjarje ka edhe një dosje në Gjykatën e Lezhës.

Në vendimin e Gjykatës së Lezhës thuhet më tej se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij, ku pas një takimi që kishin lënë i kishte marrë dhe 50 euro. Ai jo vetëm që nuk i ktheu telefonin, por edhe i mori paratë asaj dhe madje e dhunoi.

Në një episod tjetër thuhet se Aldi Rama e mori me forcë në një taksi të dashurën e tij, ku së bashku me dy shokë shkuan në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të shokëve të tij. Më pas ai e ka qëlluar me grushte e shuplaka, derisa shokët e tij ndërhynë për t’i ndarë.

“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”, thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement