Berisha paralajmëron Ramën: Mos luaj me fatet e pluralizmit, do të presë fati i paraardhësve të tu

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në qytetin bregdetar të Durrësit.

Lideri historik i demokratëve nga foltorja ku të pranishëm ishin mbështetës të tij, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që mos të luaj me fatet e pluralizmit.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të zeza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë peng kryetarin, t’i fusë thikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme.

Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën.

Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.
Ju ftoj ju të dashur miq, që të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët, me të gjithë ata që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë se çfarë po bëjmë.

Po kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Më thoshte një studente dje; unë isha kandidate për Këshill Kombëtar. Unë mendoj se fitova, por nuk isha në listë. Shkova kërkova të drejtën time për të numëruar votat. Dhe më thanë; nuk ndodh ajo.

Më thanë; ka përfunduar ky proces. Më tha; çfarë ti them unë Edi Ramës, kur kryetari im nuk më le që të numëroj votën. Do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj, këshilltarë, kryetar bashkie, deputetët tuaj. Këtë e kërkon maturia e demokracisë në 30 vite.

Kjo është praktikë më e suksesshmja. Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabis pushtetin e forumeve që keni votuar. Nëse ai e bën këtë, nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Do të ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin.

Ndërsa sot kërkojmë të përmbysim narkoshtetin. Çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, nga sanksionimin e vetes tonë. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësisht se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Por të firmosin për të respektuar veten e tyre. Me këtë rast.”, tha Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement