Vrau efektivin e policisë\ Pas 5 orësh, kapet Aldi Rama, ka qëlluar veten

Aldi Rama autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxhaka vrarë veten.

I riu i ka dhënë fund jetës, teksa e gjithë Policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.

Nga vendngjarja, është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri dhe pas verifikimeve në terren, policia ka konfirmuar se autori është vrarë.

Është konfirmuar kjo nga ana e policisë, e cila ndodhet në terren me kontrolle nga ajri dhe toka. Operacioni, që zgjati disa orë, është finalizuar pak minuta më parë, ku autori duke parë gjithë policinë përreth, i ka dhënë fund jetës, në pamundësi për t’u arratisur.

Në vendngjarje ka qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili është larguar vetëm pak minuta më parë, pasi ka konfirmuar autorin e vrarë.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement